Fshati i Behgjet Pacollit s’ka ujë të pastër për pije, IKShPK e konsideron të rrezikshëm për shëndet
Fshati i Behgjet Pacollit s’ka ujë të pastër për pije, IKShPK e konsideron të rrezikshëm për shëndet
Fshati i lindjes së kreut të AKR-së dhe biznesmenit Behgjet Pacolli ka probleme me ujë të pijes.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, është bërë i ditur se ky ujë përbën rrezik potencial për shëndetin.
“Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër.
Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mos përputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 ‘Cilësia e ujit për konsum nga njeriu’”, thuhet ndër tjerash në komunikatën për media.