Escobar sot takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin
Presidentja e Republikë s së Kosovë s, Vjosa Osmani, sot pritet të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të mbahet nga ora 09:00 e paradites.
“Ndërsa në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, thuhet në njoftim.
Më pas, nga ora 10:20, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Dhe, në fund do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, prej orës 11:00.
Vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.