TË FUNDIT

Escobar flet pas takimit me Osmanin: Presim lajme të mira pas takimit Kurti-Vuçiq në Ohër

Escobar flet pas takimit me Osmanin: Presim lajme të mira pas takimit Kurti-Vuçiq në Ohër

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, ka deklaruar se pret lajme të mira pas takimit në Ohër të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media, Escobar ka deklaruar se plani evropian mundëson paqe të qëndrueshme në tërë Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.

Ai ka deklaruar se mbështetësi më i madh i Kosovës është SHBA dhe se janë të interesuar që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të funksionojë mirë për shtetin e Kosovës.

“Pres takime produktive në Ohër, ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit që intensifikon Kosovën dhe Serbinë për t’u integruar në BE. Ky propozim evropian është mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, kemi qëllim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin, që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes dhe Evropës. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, shpresoj që pas së shtunës të kemi lajme të mira”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas takimit me Osmanin, Escobar do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *