TË FUNDIT

Arianit Koci shfaqë vizionin e tij, pandeh se angazhimi i Hysenit është hap drejt konfederatës Kosovë – Shqipëri

Arianit Koci shfaqë vizionin e tij, pandeh se angazhimi i Hysenit është hap drejt konfederatës Kosovë – Shqipëri

Avokati Arianit Koci ka reaguar rreth raportimeve për angazhimin e Vlora Hysenit në krye të Inteligjencës Shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai tha se ky hap i Ramës është drejt formimit të një konfederate Kosovë – Shqipëri, përcjell lajmi.net.

Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e OsmaniIsh-zv/shefja e AKI-së, Vlora Hyseni e cila ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani, është propozuar si drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e…Lexo me shumëlajmi.net

“Një prej lëvizjeve më interesante politike të Vlora Hysenit është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Një prej lëvizjeve më interesante politike të Vlora Hysenit është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë.

Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë.

Rrethanat globale politike do t’a përcaktojnë se kur do të ndodh ky moment.

Natyrisht, ky veprim është edhe përkrahje direkte që Shqipëria ia jep Kosovës!

Flm Edi, flm Shqipëri!

P.s

Vlora është profesioniste dhe e ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *