Sondazhi mënyra e vetme, qytetarët kosovarë kategorikë kundër Asociacionit
Sondazhi mënyra e vetme, qytetarët kosovarë kategorikë kundër Asociacionit
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës janë kundër Asociacionit.
Këtë e kanë vërtetuar së fundi përmes votave në një sondazh të publikuar në Debat Plus.
Ani pse tërthorazi, 77.9% e qytetarëve iu përgjigjën pyetjes: Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kush nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave, me shumicë serbe, përcjell lajmi.net.
Kjo përqindje e votuesve në sondazhin gjegjës votoi “pajtohem plotësisht”, duke konfirmuar kështu kundërshtinë e madhe ndaj Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo bashkësi në fakt, është kërkesë e madhe nga faktori ndërkombëtar, duke thënë se është obligim i qeverisë për ta zbatuar.