TË FUNDIT

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpce, Gjykata në Ferizaj merr vendim për ish-pjesëtarin e FSK-së

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpce, Gjykata në Ferizaj merr vendim për ish-pjesëtarin e FSK-së

Në gjykatën Themelore të Ferizaj sot është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj.

Me këtë rast, Gjykata Themelore e Ferizajt ka marrë vendim që masën e paraburgimit t’ia zëvendësojë me atë të arrestit shtëpiak, ish-ushtarit Azem Kurtaj.

Kurtaj është deklaruar i pafajshëm për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, me të cilën akuzë edhe ngarkohet në këtë rast.

Ndryshe plagosja e dy të rinjve serbë ndodhi në janar të këtij viti, derisa të njëjtit ishin duke bartur pemë të Krishtlindjeve në Komunën e Shtërpcës.

Gjatë gjithë kohës, pala mbrojtëse e Kurtajt pati insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik, pa nevojë.

Ndryshe detaje në lidhje me mbarëvajtjen e seancës së sotme dhe vendimin final të gjykatës nuk e kanë bërë ende publike nga Gjykata Themelore në Ferizaj./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *