“Ngrin kokën” Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin
“Ngrin kokën” Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se “nuk do të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit më kryeminitrin Kurti në Ohër.
Në një fjalim sot pasdite, Vuçiq shtoi madje se nuk ka sanjë draft të asaj që do BE-ja në dialogun mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.
“Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.
“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqe. Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se në takimin e të shtunës në Maqedoni, prezent do të jetë edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Në takimin paraprak të mbajtur në Bruksel, palët u dakorduan për tekstin, mirëpo që nuk pati nënshkrim pasi që këtë nuk e bëri presidenti serb. /Lajmi.net/