Molliqaj me pak filozofi ia kujton Kurtin që s’ka ide – realizmi është zoti i ri, sjell veç probleme
Molliqaj me pak filozofi ia kujton Kurtin që s’ka ide – realizmi është zoti i ri, sjell veç probleme
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ia ka kujtuar Kurtit sllogan e dikurshëm: “S’ka babë, ka ide”, përcjell lajmi.net.
I pari i socialdemokratëve kosovarë ka shtuar se tash nuk ka ide, ka veç realizëm. Tutje ai tha se realizimi është zoti i ri dhe se ai sjell veç probleme.
“Realizmi është mendimi i dhënë nën instinktin e vetëruajtjes. Toka dhe qielli janë në kalkulator. Kushti i kuptimit është thellësia e rrallë për të numëruar. Hunda është kufiri. Gjithë çfarë mund të bëhet e çfarë mund të mendohet është çfarë kemi para hundës”, shkroi ndër tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë: