Mehaj dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën
Mehaj dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën
Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd J.Austin III.
Mehaj tha se Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
“Bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, morëm pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA z. Lloyd J.Austin III.
Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka shkruar Mehaj.