Limaj: Dorëheqja e kryeministrit, zgjidhja më e mirë
Limaj: Dorëheqja e kryeministrit, zgjidhja më e mirë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se një kryeministër që sjell marrëveshje të keqe, duhet të japë dorëheqje.
Këto deklarime, ish-ministri i Infrastrukturës, i bëri rreth diskutimeve mbi takimin e 18 marsit në Ohër, përcjell lajmi.net.
Dy ditë para takimit, Limaj "i çepon" Kurtit: Ky ia huq situatave, është në anën e kundërt të historisëKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata. Sipas Limajt, Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë. “Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i…Lexo me shumëlajmi.net
Jo vetëm kaq. Limaj ka thënë se një njeri me integritet, që e do vendin, e bën këtë punë dhe del i përgjegjshëm para qytetarit.
“Në vend që me fol pasojat e vendit, ne flasim për fatin e kryeministrit. Nuk duhet me fol per fatin e tij, ne fund të flasim për pasojat e vendit. Zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja e kryeministrit.
Një kryeministër që ka sjellë një marrëveshje kaq të keqe, duhet të shkojë në shtëpi për gabimet që ka bërë. Ai duhet të marrë pasojat dhe të shkojë në shtëpi. Një njëri me integritet me dashtë vendin e bën këtë punë dhe bëhet i përgjegjshëm para qytetarit”, ka thënë ai në Tëvë1.