Krasniqi: Nuk do të ketë marrëveshje të shtunën
Krasniqi: Nuk do të ketë marrëveshje të shtunën
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të shtunën nuk do të ketë marrëveshje.
Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë RTV21, në të cilën foli gjerë e gjatë për takimin e 18 marsit, përcjell lajmi.net.
Ai shtoi se nuk beson aspak që marrëveshja do të arrihet, ndërsa potencoi faktin se kjo është një lojë e Kurtit dhe Vuçiqit për të dalë sa më mirë në sy të ndërkombëtarëve.
“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realiziohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”.
Madje, aq i bindur ishte Krasniqi, saqë kërkoi që ta mbajnë për fjale sa i përket asaj se nuk do të ketë marrëveshje.
“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashut siç nuk është nëshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrëfar nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, vazhdoi ai.