Gorani: Kurti dhe Vuçiq erdhën në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi
Gorani: Kurti dhe Vuçiq erdhën në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi
Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se si kryeministri Kurti, ashtu edhe Vuçiq, kanë ardhur në pushtet duke i quajtur tradhti negociatat Kosovë – Serbi.
Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në Pressing, ndëras shtoi se nëse sistemi vazhdon kështu siç është, u shkon për shtati vetëm opozitave, në të dy vendet, përcjell lajmi.net.
Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërmEdhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Kurti njëherit do të jetë edhe…Lexo me shumëlajmi.net
Veç kësaj, ai shtoi se dështimi në këtë proces do t’i detyrojë ta lëshojnë pushtetin.
“Nëse merret parasysh qysh po zhvillohet dinamika edhe këtu edhe në Serbi, më së shumti i konvenon opozitave të dy shoqërive. Opozitat e kanë hetu që bëhet fjalë për një lloj të procesit politik, që është jetik për mbetjen ose rënien të pushtetit të administratave aktuale.
Si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston bindja që qito marrëveshje edhe ky proces i dialogut ua ka mundësi ardhjen në pushtet qeverive të caktume, dhe dështimi në këtë proces të dialogut ka me i detyru me i lëshu pushtetin”, tha ndër tjerash Gorani.