Dyshimet për keqpërdorim të detyrave zyrtare, policia me aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë
Dyshimet për keqpërdorim të detyrave zyrtare, policia me aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”.
Aksionin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
I njëjti ka deklaruar se aktualisht nuk mund të jap detaje rreth aksionit.
Sipas burimeve të deritanishme, aksioni është duke u kryer ndaj bordit të kompanisë “Ambienti”, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare. /Lajmi.net/