“Do t’ua çjerrim maskat” – Berisha për ministren e Kurtit: S’mund t’i rrahësh tavolinat si e krisur
“Do t’ua çjerrim maskat” – Berisha për ministren e Kurtit: S’mund t’i rrahësh tavolinat si e krisur
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka rikthyer në vëmendje përplasjen e tij të fortë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit.
Në një intervistë për lajmi.net, Berisha ka thënë se ministrja nuk ka të drejtë të rrah tavolinat, siç thotë ai, si të jetë “e krisur”, shkruan lajmi.net.
“Haxhiu nuk ka të drejtë me pengu deputetë, as me i rreh tavolinat si me kanë histerike e krisur. Çfarë shqetësimi ka ministrja, mos ka ndonjë shqetësim nër kësulë për këtë temë. Më ka ardhë rëndë nga baca Avni që duhet me ngritë këtë temë kur ai është prezent në sallë”, tha ai.
“Këtyne çdo ditë duhet me jau majt këtë temë në tavolinë derisa sa ta zbardhin këtë rast sepse të gjitha parametrat e pushtetit i kontrollojnë vet”, tha tutje ai.
Ai thotë se deputetët e VV-së po manipulojnë me çështjen e Deharit dhe se po përfitojnë në krah të saj.
“Ata dy prindë i kanë humb dy djemë. E sot këta manipulojnë. Kërkush s’është i paprekshëm, secili e meriton me shku në burg për një vepër që ka ba. Ama jo me kauza të rreme. Do t’ua çjerrim këto maska. S’toleroj të jem pjesë e Kuvendit kur dikush ngritet e bën me gisht dhe dikush nuk shkon në burg”, thotë ai.
“S’ka ma fjalë në ajër. Po si s’po përfiton Albulena Haxhiu?. A tha janë tre persona përgjegjës në IML. Kjo s’paska pasë respekt as për mostrat e Deharit e për Deharin jo se jo”, tha ai./Lajmi.net/