AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta
AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar sërish mbështetjen për planin evropian.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social “Facebook”, partia më e vogël opozitare ka kritikuar qasjen e disa siç i quajtën ata, individë shkurtpamës, për shkak të kritikave mbi përkrahjen për propozimin, përcjell lajmi.net.
Tutje thuhet se AAK në këtë proces ka qenë konsistente, ndërsa shtuan se me ShBA-të në krah, Kosova duhet ta përmbyll procesin e shtetndërtimit.
“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, shkruan ndër tjerash në njoftimin gjegjës.
Por, diku tjetër është problemi. Gjithmonë nëse mund të quhet. Përgjatë 29 minutave, ky postim i Aleancës mori vetëm 13 pëlqime.