TË FUNDIT

Specialja flet për lirimin e Gucatit, tregon arsyet pse ai u lejua të vijë në Kosovë

Specialja flet për lirimin e Gucatit, tregon arsyet pse ai u lejua të vijë në Kosovë

Gjykata Speciale ka konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit për vizitë në Kosovë.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Gjykata Speciale kanë thënë se Gucati është liruar për arsye bindëse humanitare për të vizituar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për lajmi.net.

Siç mësohet, Gucati do ta vizitojë nënën e tij e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *