TË FUNDIT

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan dhe zero transport të mallrave me tren

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan dhe zero transport të mallrave me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e transportit dhe telekomunikimit, në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sipas ASK-së, në muajin janar 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 808, ose 4.53% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 235 567, ose 21.36% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

“Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 505, ose 55.70% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, kurse sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0. Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 9.32% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, në telefoninë mobile, në muajin janar 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 518 712, ose 3.64% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 272 733, ose 2.22% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *