TË FUNDIT

Kurti në Strasburg: Kemi përjetuar progres të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

Kurti në Strasburg: Kemi përjetuar progres të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocciimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri kosovar ka thënë se Kosova po e dëshmon që është shtet i ndërtuar me vlera evropiane.

Ai ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ku ka thënë se shpreson që më në fund qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Derisa presim hapat e ardhshëm, shpresojmë se qytetarët tanë kanë për të qenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Përveç liberalizimit të vizave, më 15 dhjetor kemi aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE. Kjo perspektivë është konfirmuar nga BE-ja”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka deklaruar se Kosova është treguar konstruktive dhe kreative në këtë proces.

“Për sa i përket dialogut me Serbinë, jemi konstruktiv dhe kreativ. Besojmë se marrëveshja themelore përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket Asociacionit, Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ofron kornizë të mirëfilltë për të siguruar të drejtat e pakicacve.

“Sa i përket pakicave, besojmë se Kushtetuta jonë ofron kornizën e mirëfilltë për të siguruar të drejtat e pakicave. Kosova është dëshmuar si shteti më demokratike në rajon. Kemi përjetuar një progres të jashtëzakonshëm në dy vjetët e fundit. Kemi bërë shumë reforma të ndryshme. Kosova është vendi i dytë që ka ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova po dëshmon që është vend i ndërtuar me vlera evropiane, e ardhmja e së cilës është Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *