TË FUNDIT

​Kurti merr mbështetje nga socialdemokratët evropianë për anëtarësim në BE

​Kurti merr mbështetje nga socialdemokratët evropianë për anëtarësim në BE

Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e pritën në takim kryeministrin Kurti.

“Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D). Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e mirëpritën Kryeministrin Kurti. Eurodeputetja Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit.

‘Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohemi të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit. Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve”, thuhet në njoftim.

Kurti po ashtu ka theksuar se marrëdhëniet me BE-në janë përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën e jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. “Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *