TË FUNDIT

Krasniqi: Kurti ka dështuar në procesin e dialogut si pasojë e kokëfortësisë dhe mos koordinimit me aleatë

Krasniqi: Kurti ka dështuar në procesin e dialogut si pasojë e kokëfortësisë dhe mos koordinimit me aleatë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar gjerësisht për propozimin evropian të pranuar tashmë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazit i ka ripërsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe rezervat që kanë në raport me propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

Krasniqi e ka cilësuar këtë propozim si “të pamjaftueshëm”.

“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *