Halil Kastrati reagon ndaj zërave se ka vdekur i biri i tij Uwejsi
Halil Kastrati reagon ndaj zërave se ka vdekur i biri i tij Uwejsi
Zëra të ndryshëm në rrjetet sociale raportohet të kenë proklamuar për vdekjen e djalit të humanistit Halil Kastratit.
Ky i fundit, përmes një video-adresimi në rrjetet sociale, ka thënë se ai lajm është gënjeshtër, përcjell lajmi.net.
Veç kësaj, ai ka ftuar organet kompetente që të marrin masa ndaj këtyre shkrimeve tendencioze.
“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshter! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik Tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit.Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi është shëndosh e mirë njëkohësishtë ju bëj thirrje organeve kompentente me u marr me ata të cilët kanë publikuar këtë lajm”, ka thënë Kastrati.