TË FUNDIT

E mori në besim për ta rinovuar Ferrarin 250 mijë euro – e shet dhe arrestohet më pas në Morinë

E mori në besim për ta rinovuar Ferrarin 250 mijë euro – e shet dhe arrestohet më pas në Morinë

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë.

Kjo pasi, ekziston dyshimi se i njëjti ka mashtruar, duke shitur një veturë luksoze, Ferrari, në vlerë 250 mijë euro, përcjell lajmi.net.

“I dyshuari:

– A. M, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit , është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *