TË FUNDIT

Arifi shpjegon “kontradiktat e Kurtit rreth ndarjes së 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës”

Arifi shpjegon “kontradiktat e Kurtit rreth ndarjes së 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj “kontradiktave” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës.

Përmes një video që ka publikuar në Facebook, Arifi ka sqaruar procesin për ndarjen e dy milionë eurove që ishin premtuar nga Kurti, duke thënë se pas shkarkimit të ish-kryetares, Ardita Sinani, ka ndryshuar edhe qasja e Kurtit për këtë fond, shkruan lajmi.net.

Arifi ka deklaruar se Kurti nuk i është përgjigjur shkresave që i janë dërguar në adresë të tij për këtë çështje.

“Kontradiktat e kryeministrit Kurti në lidhje me vendimet për fondin 2 milion euro, dedikuar Luginës së Preshevës!”, ka shkruar Arifi në mbishkrimin e videos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *