Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona
Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona
Pesë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.