TË FUNDIT

Zbardhet itinerari që kanë ndjekur autorët në masakrën në Tiranë

Zbardhet itinerari që kanë ndjekur autorët në masakrën në Tiranë

Të shtunën rreth orës 21:05, në rrugën “Anastas Shundi”, në drejtim të lokalit në pronësi të Fajton Muratit është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.

Për kryerjen e këtij atentati, kanë marrë pjesë të paktën 5 persona. Dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesit. Ata kanë lëvizur me motor, një ditë para ngjarjes e deri pak minuta para kryerjes së atentatit. Më pas kanë njoftuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Autorët janë afruar me automjetin tip BMË, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. I gjithë momenti i atentatit ka zgjatur jo më shumë se 23 sekonda.

Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Grupi hetimor ka kqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin. Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ky mjet tip BMË, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13 Durrës.

Po ashtu policia vijon me sekuestrimin e kamerave të sigurisë edhe rrugët që kanë ndjekur autorët deri sa kanë shkuar në fshatin Likmetaj dhe kanë djegur makinën. Dyshohet se në shënjestër ka qenë pronari i lokalit Fatjon Murati. Murati është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë Muratin ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit ky ai nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *