TË FUNDIT

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur sërish për 15 modelet që ai ka ofruar për Asociacionin.

Në një intervistë për RTS-në, Lajçak ka thënë se Asociacioni duhet të zbatohet bazuar në marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës, shkruan lajmi.net.

“Ne e dimë që është rënë dakord në 2013, por nuk ndodhi. Këtë herë duhet të ndodhë, bazuar në atë që u ra dakord në 2013, pra në 2015. Ne propozuam 15 modele ekzistuese evropiane si frymëzim. Jo si një Alternativë. Ndoshta marrëveshjet e vitit 2013 apo 2015 nuk do të japin përgjigje për të gjitha pyetjet. Unë dua që ne të kërkojmë frymëzim nga modelet funksionale evropiane”, tha i dërguari special i BE-së për dialogun.

Lajçak ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur.

“Komuniteti duhet të ndërtohet sipas modelit që është rënë dakord në 2013 – 2015. Dhe modelet janë aty për të treguar se askush nuk duhet të ketë frikë. Ka modele të vetëqeverisjes, të minoriteteve në Evropë dhe kjo nuk është asgjë e rrezikshme. Askush nuk duhet të ketë frikë. Është normale që kemi garanci ligjore që komuniteti pakicë të ndihet i sigurt”, shpjegoi ai.

Lajçak u pyet edhe nëse Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive.

Këtu, ai “i iku” pak përgjigjes duke thënë se Asoacioni ende nuk është themeluar dhe për gjithçka duhet të ketë dakordim mes Kosovës e Serbisë.

“Duhet të bien dakord për një sërë detajesh, të propozohet një statut dhe të dy palët bien dakord për statutin. Për dhjetë vjet, marrëveshja nuk është përmbushur, por kësaj radhe do të jetë, sepse nuk do të kemi një marrëveshje pa Asocicion”, tha Lajçak. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *