TË FUNDIT

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur sot në takim disa biznesmenë kosovarë.

Këtë, Qeveria e bëri të ditur me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore”, u tha në komunikatë.

“Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates”, tha tutje Qeveria.

Qeveria në komunikatën e saj tha se Kosova është renditur e para për rritjen më të madhe të të hyrave tatimore për vitet 2020-2022.

“Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë”, tha Qeveria në komunikatën e saj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *