Haradinaj: Një zor të madh e ka Kurti që vajton për Gjingjiqin e Ivanoviqin
Haradinaj: Një zor të madh e ka Kurti që vajton për Gjingjiqin e Ivanoviqin
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili dje ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq në përvjetorin e vrasjes.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka një zor të madh.
“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar”.
“Dje thuri lavdë për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, një Zot e din! Ama që e ka nje zor, e ka”.
“Veç Zoti e ndihmoftë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Reagimi i Haradinajt erdhi pas të dielën Kurti e kionsideruar Gjingjiqin një politikan që sipas tij e Qeverisë Serbinë në mënyrë demokratike.
Kurti tha se Gjingjiq ishte ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin.
“Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleksandar Obrenoviq, gruas së tij e dy vëllezërve të tij, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të tij të ushtrisë. Dy muaj e gjysmë ishte larg ky përvjetor shekullor, kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb)”, kishte thënë Kurti.