TË FUNDIT

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në Gjakovë.

Arrestimi i të njëjtit është bërë nën dyshimin për dhunim. I lartcekurit dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

Sipas institucioneve të hetuesisë ai është arrestuar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, të lëshuar nga shteti i Gjermanisë.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *