TË FUNDIT

Festë në Qeveri: Kurti pret tortë për këshilltarin për të cilin ishin përplasur Thaçi e Kurteshi

Festë në Qeveri: Kurti pret tortë për këshilltarin për të cilin ishin përplasur Thaçi e Kurteshi

Sot pati kremtë në zyrën e kryeministrit Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës mblodhi stafin e tij për t’ia uruar këshilltarit me nënshtetësi amerikane, Tienmu Ma, doktorimin në drejtimin juridik që ai e kreu në Zvicër, shkruan lajmi.net.

Për këtë, Kurti shkroi edhe në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri tha se Ma, në kabinetin e tij angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono.

“Tienmu, me dy kapela doktori. Të parën në 2011 në Universitetin e Nju Jorkut, në filozofi, me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia”. Të dytën në 2023 në Universitetin e Lucernit, në juridik, me temë “Ndryshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”. Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim. Sot ia uruam dhe festuam avancimin kulmor akademik të tij për të dy doktoratat”, shkroi kryeministri.

Kujtojmë se emri i Tienmu Ma, për herë të parë ishte bërë i njohur në publik në 2019, në Komisionin Hetimor për dëbimin e gylenistëve.

Aty, ishte bërë e ditur se Ma ishte angazhuar si ekspert që do të hartonte një analizë apo ekspertizë lidhur me rastin.

E caktimi i tij kishte hasur në kundërshtimin e fuqishëm të atë kohë presidentit Hashim Thaçi, i cili e akuzonte Tienmu Ma-në si person të afërt me VV-në. Kjo kishte shkaktuar përplasje të forta me ish-deputetin Sami Kurteshi.

Disa vite më vonë, dyshimet e Thaçit ishin vërtetuar kur Ma ishte caktuar si këshilltar i jashtëm në kabinetin e Kurtit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *