TË FUNDIT

Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 62

Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në Shitjen e Aseteve në Likuidim – 62.

Kjo shitje ofron një numër asetesh atraktive të shtrira ne tërë rajonin e Kosovës.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.62 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 15 Mars 2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *