TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri: Sot mbyllet afati për deklarim të mospjesëmarrjes të partive politike

Zgjedhjet në veri: Sot mbyllet afati për deklarim të mospjesëmarrjes të partive politike

Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Këtë e ka bërë të ditur për EO, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Afati i vendosur nga KQZ-së për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje përfundon më 13 mars”, ka thënë Elezi.

Sipas njoftimeve të fundjavës nga KQZ-ja, deri të premten në këtë institucion janë paraqitur deklarimet e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Demokratike e Unitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *