TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin të subjekteve politike.

Sipas tij 11 parti nuk do të jenë pjesëmarrëse, ndërkaq 5 po.

Ai tha se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

“Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna”, tha Elezi për EO.

Ai gjithashtu theksoi se 11 parti brenda afatit kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit, Jedinstvena Goranska Partia dhe Kosova Demokratik Türk Partisi dhe Partia Balliste”, tha Elezi.

Ndërkaq 5 parti kanë deklaruar se do të jenë pjesë e zgjedhjeve me kandidaturë, ku prej tyre PDK e LVV do të marrin pjesë.

“Gjithashtu, nga data 9 deri më 13 mars, është zhvilluar afati për konfirmimin e certifikimit të subjekteve politike, proces i zhvilluar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Brenda këtij afati kemi pranuar njoftimin konfirmues nga të gjitha subjektet politike të ceritfikuara: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partija Kosovskih Srba, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *