Tahiri e quan të tmerrshëm propozimin i pushtetit për krijimin e komisionit për hetimin e dhunës
Tahiri e quan të tmerrshëm propozimin i pushtetit për krijimin e komisionit për hetimin e dhunës
Propozimin e mazhorancës për themelimin e një Komisioni Hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas po konsiderohet i tmerrshëm nga Partia Demokratike e Kosovës dhe tregues se qeveria e Kosovës në dy vjetët e fundit ka dështuar në shumë hallka.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha sot se kur të vijë puna që pushteti të propozojë komisione hetimore duhet të shkarkohet ministri i Punëve të Brendshme, por edhe ajo e Drejtësisë.
Tahiri tha se krijimi i këtij komisioni është i mirëseardhur se si parti opozitare do të angazhohen në këtë proces.
“Sikur ky komision hetimor të propozohej nga grupet opozitare parlamentare do të ishte më se e arsyeshme, mirëpo të propozojë komision hetimor parlamentar mazhoranca-pushteti për hetimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas vërtet është e tmerrshme. Duke qenë se kanë të gjitha institucionet, mekanizmat, institucionet në dorë për hetimin dhe për ndjekjen e këtij fenomeni jashtëzakonisht të dëmshëm për shoqërinë tonë dhe me u çu sot dhe me themelua sot komision hetimor partia në pushtet tregon se kjo qeverisje tash e dy vite vërtet ka pësuar dhe ka dështuar në shumë hallka. Kjo i bie që në radhë të parë kur të vije puna me krijua komision hetimor pushteti, atëherë së paku dy ministrat që lidhen me fushën e sundimit të ligjit, ministri i Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë duhet me dhënë dorëheqje”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se nuk do të dërgojnë komente në ZRrE për paralajmërimin për shtrenjtim të tarifës së energjisë elektrike, teksa tha se këtë vendim do ta kundërshtojnë me rrugë gjyqësore.
“Ne besoj që do ta ndjekim rrugën e njëjtë kjo është farsë e pakuptimtë, ne edhe në Komisioni Hetimor për energji e kemi parë se çfarë koordinimi ka LVV me ZRrE këta janë një, një trup është dhe me iu dërguar komente është fyerje e inteligjencës sonë më së pari me iu dërgua atyre njerëzve, të cilët janë veç një instrument i Lëvizjes Vetëvendosje edhe Albin Kurtit, prandaj nuk dërgojmë komente të tilla, mirëpo do ta kundërshtojmë në proces gjyqësor këtë ngritje të energjisë elektrike, sepse është i dëmshëm dhe është e pabazuar kjo kërkesë që tashmë po e trajton ZRrE”, tha Tahiri.
Tahiri edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e PDK-së për marrëveshjen e dakorduar mes palës serbe dhe asaj kosovare në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi.
Ai theksoi se kjo marrëveshje më e dëmshme deri më tani në kuadër të negociatave dhe me të po merret një obligim ndërkombëtar për krijim të një institucion për vetmenaxhim të serbëve.
“Lajçak nuk ka thënë asgjë më shumë pos asaj që ka thënë edhe në medie, dhe ne kemi qëndrim të qartë karshi kësaj marrëveshje, konsiderojmë se Albin Kurti i ka sjell Kosovës pas 2 vitesh negociata e dialog komplet jo transparent i ka sjell Kosovës marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme të pamjaftueshme për ambiciet tona.Ne punua dhe kemi pas angazhim si PDK që kjo marrëveshje të jetë finale dhe të mos kthehemi prapë në tryezën e diskutimeve me Serbinë. Dhe çka po ndodh tash po e hapim një proces të ri të dialogut, pra vetë institucionet e Kosovës po e kontestojnë shtetësinë tonë…çështja është neni 7, çështja autonomia që ne po e marrim si obligim ndërkombëtar me e themelua…me marrëveshje ne po marrin obligim ndërkombëtar me themelua një institucion që është vet menaxhim i serbëve dhe pastaj do të na prezantohet qysh ka me qenë ai vetmenaxhim“, u shpreh ai.