Kurti takohet me shefin e EULEX-it, diskutuan për sundimin e ligjit
Kurti takohet me shefin e EULEX-it, diskutuan për sundimin e ligjit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u diskutua për sundimin e ligjit dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.
“Me z.Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në njoftim.