Kurti në vënien e gurthemelit të shkollës “Fan Noli”, e ndalë fjalimin kur nis ezani
Kryeministri Albin Kurti shkoi sot në Kamenicë për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore të mesme të ulët, të quajtur “Fan S. Noli”.
Në fjalimin e mbajtur përballë bulevardit të qytetit, me rastin e nisjes së shkollës që do ta mbajë emrin e klerikut të madh ortodoks shqiptar, Fan Noli, Kurti ndaloi kur në drekë u dëgjua ezani, raporton T7.
Për t’iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri e priti përfundimin e thirrjes për namaz.