Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën
Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën
Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Kjo u tha sot në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).
Në diskutimin për “një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva”, u kërkua nga niveli lokal zbatim më të madh të akteve ligjore dhe nënligjore.
Drejtori i KLGI, Valmir Gashi tha se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal.
Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale.