Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës
Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjtishhme të Policisë së Ksoovës sot është organizuar ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Javën e kaluar Hoxha është emëruar zyrtarisht Drejtor i Policisë së Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët./Lajmi.net/