Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan
Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale./Lajmi.net/