TË FUNDIT

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten rreth orës 21:30.

PK deklaron se i arrestuari dyshohet se e ka tentuar ta dhunojë një grua në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Sipas policisë, viktima kishte arritur t’i shmangej të dyshuarit.

“Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, deklaroi policia.

Policia konfirmon se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *