Ambasadori gjerman: Kosova do të fitojë shumë, por duhet që tani ta formojë Asociacionin
Ambasadori gjerman: Kosova do të fitojë shumë, por duhet që tani ta formojë Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka potencuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e marrëveshjes.
Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit që mos ta humbasin autobusin.
“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajçak. Një marrëveshje është e arritshme dhe Kosova do të fitojë shumë, por duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë Asociacionin tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbisni autobusin”,tha ambasadori, transmeton lajmi.net.
Ai tutje shtoi se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin e Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.
Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.
Për të përgatitur këtë takim dhe për të diskutuar për zbatimin e tij, gjatë kësaj jave, në Kosovë ka qëndruar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Lajmi.net/
Full support for EUSR Lajcaks efforts.
An agreement is within reach. 🇽🇰 will gain a lot. 🇽🇰 needs to implement its long-standing obligation and deliver on ASMM now.
My appeal to 🇽🇰 (and to 🇷🇸) for the upcoming talks in Ohrid: ‘Don’t miss the bus’. 1/2— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 12, 2023