Vuçiq në Vranjë: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar
Vuçiq në Vranjë: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vizituar sot Vranjën.
Aty ai tha se nuk do ta njoh Kosovën dhe se për këtë është betuar, transmeton lajmi.net.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure“, tha Vuçiq.
“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa në vendin tonë bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë… Është një dozë e padurueshme lehtësie me të cilën vendi do të ishte shkatërruar brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet. Detyrimi ynë është të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq para audiencës.
Sipas presidentit serb, s’ka njohje mes Kosovës dhe Serbisë, por që duhet të ketë pajtim me shqiptarët.
Pas, vizitës në Vranjë, Vuzitës në Vranjë, Vuçiq pritet ta vizitojë Bujanocin. /Lajmi.net/