Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma
Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma
Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës
“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.
Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.
“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.
Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.
“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.