Reagon Xhemile Dehari: Mostrat e Astritit i paska pasur prokurori Afrim Shefkiu
Në medie është raportuar se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja tha se mostrat i kishte pasur prokurori Afrim Shefkiu.
“Po pse po na thirrni neve, thirrne Afrim Shefkiun, ai i paska marr, ai i paska pru, thirrne prokurorin ai e din se ku i ka pas. Na as s’i kemi hup as s’i kemi çu. Ai i paska pas vet i paska pru”, tha Xhemile Dehari.
Media ka provuar ta kontaktojë prokurorin Afrim Shefkiu për të marrë një përgjigje, por i njëjti ka qenë i paarritshëm.
Sipas disa mediave, janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”. Media ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.