TË FUNDIT

Lajçak mesazh opozitës: Vendoseni dialogun mbi politikat ditore, momenti është kritik

Lajçak mesazh opozitës: Vendoseni dialogun mbi politikat ditore, momenti është kritik

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka folur për takimet që ka pasur sot me krerët e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se atyre ua ka shpjeguar marrëveshjen dhe hapat e radhës për implementimin e saj.

Lajçak thotë se u ka shprehur atyre pritshmërinë që ka komuniteti ndërkombëtar për ta vendosur dialogun mbi politikat e përditshme ditore.

“Në ditën e 2 në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Komuniteti Ndërkombëtar për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, shkroi Lajçak. /Lajmi.net/

On day 2️⃣ in Kosovo, I met with the leaders of the main opposition parties to explain the Agreement, as well as next steps. I also voiced clear expectations of the International Community to put the Dialogue above daily party politics, in particular in this critical moment. pic.twitter.com/C2SUx6pK1y

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 10, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *