Osmani për liberalizimin: Kushtet janë përmbushur 5 vjet më parë, procesi u vonua
Osmani për liberalizimin: Kushtet janë përmbushur 5 vjet më parë, procesi u vonua
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se ky vendim është merituar qysh moti nga qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.
E para e vendit thotë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë, dhe ky proces është shumë i vonuar.
Postimi i plotë:
Mirëpresim vendimin e sotëm unanim të Këshillit të BE-së për liberalizimin e shumë merituar të vizave për popullin e Kosovës.
Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rj të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!. /Lajmi.net/