TË FUNDIT

“Një hap më afër liberalizimit” – Kurti flet pas vendimit të Këshillit të BE-së

“Një hap më afër liberalizimit” – Kurti flet pas vendimit të Këshillit të BE-së

Kryeministri Albin Kurti reagoi pasi Këshilli i BE-së sot i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai potencoi se mezi pret hapat përfundimtar të Parlamentit Evropian.

“Një hap më afër. Pritjes së gjatë po i vjen fundi.”, shkroi ndër të tjera Kurti në Twitter.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian sot miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *