Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit
Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit
Lista Serbe ka bërë të ditur sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat veriore.
Lista Serbe ka potencuar se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar njoftim partisë sonë politike se nga 9 deri më 18 mars është afati i fundit për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës, në këtë mënyrë ne shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk janë përmbushur kërkesat që na kanë shtyrë të largohemi nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime.”, është bërë e ditur në njoftim.
Afatet për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq kanë filluar nga sot (9 mars).
Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill të këtij viti.