TË FUNDIT

Lajçak pritet sot në takim nga kryeministri Kurti

Lajçak pritet sot në takim nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë sot në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak pritet që të takohet me Kurtin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 16:00.

Duhet përkujtuar që nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel, situatën në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë edhe më e diskutuar.

Pasi palët janë dakorduar për planin evropian, por nuk pati asnjë nënshkrim në këtë takim pritet që takimi i radhës ai më 18 mars që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut të sjellë edhe nënshkrimin.

Në lidhje me këtë plan evropian kundërshtime pati nga dy partitë opozitare në vend, PDK dhe LDK. Madje të njëjtit patën kritika të vazhdueshme edhe në seancat e kaluara plenare. Kjo çoi edhe në reagim të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *