TË FUNDIT

Konjufca i reagon Haxhiut: Ministre mos e keqpërdorni foltoren e Kuvendit

Konjufca i reagon Haxhiut: Ministre mos e keqpërdorni foltoren e Kuvendit

Një përplasje fjalësh është bërë sot në Kuvendin e Kosovës në mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Debati në mes tyre nisi derisa po flitej për “Femicidin” dhe ekzistencën e këtij fenomeni në Kosovë.

Deputetja Musliu theksoi ndër të tjerash se Kosova nuk është vend femicid dhe se një deklarim i tillë nuk është i duhuri.

“Nuk ka në Kosovë femicid. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra. Nuk jemi shoqëri femicide, është e kotë që mundoheni ta paraqisni kështu shoqërinë tonë. Nuk jemi as në Afganistan e as në Iran, jetojmë në mes të Evropës”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se shoqëria kosovare është shoqëri demokratike.

“Jemi shoqëri demokratike, unë e dënoj çdo vrasje, qoftë e burrave apo grave, por nuk jemi shoqëri femicide”, ka thënë Musliu

Pas deklaratave të shumta, ministrja Haxhiu tha se deputetja Musliu po tenton të arsyetojë vrasjet e grave në Kosovë.

“Nuk e kam pritur kurrë që një deputete në Kuvendin e Kosovës të mbajë kësisoj fjalimi, që e nxit dhunuesin apo vrasësin”, ka thënë ndër të tjerash Haxhiu.

“Jeni të papërmirësueshëm. Po them jeni të papërmirësueshëm. Po i arsyetoni vrasjet e grave në Kosovë. Njësoj keni vepruar edhe më herët”,tha Haxhiu.

E pas kësaj ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai kërkoi nga Haxhiu që të mos flasë ashtu.

“Mos e keqpërdoroni foltoren e Kuvendit, zonja Haxhiu. Ju them mos e keqpërdorni foltoren”,shtoi Konjufca.

Më pas, nga ulësja e saj, deputetja Musliu kërkoi të flasë “pasi Haxhiu ia përmendi emrin”.

“Po, ka të drejtë sepse znj. Haxhiu nuk pati të drejtë me fol ashtu”, tha Konjufca./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *